E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Komunen Shale do vijojne te zgjasin pritjen per rezultatin

Zgjedhjet në Komunën Shalë të Shkodrës do të vazhdojnë të zgjasin pritjen për një rezultat përfundimtar të zgjedhjeve të 8 Majit.

Partia Demokratike nuk mori dot 5 vota pro nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për kërkesën për pavlefshmëri të zgjedhjeve për këtë komunë.

PD pretendon se disa zgjedhës nuk janë lejuar të votojnë në një qendër votimi.

Pas kësaj, Partia Demokratike do ta ankimojë çështjen në Kolegjin Zgjedhor.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste është shprehur se nuk ka prova për shkelje, ndaj dhe kërkesa e demokratëve është e pavlefshme.

Partia Demokratike paraqiti pranë Kolegjit, kërkesën ankimore për pavlefshmëri në këtë komunë, ku pas numërimit të votave në KQZ, fitues u shpall me 2 vota më shumë kandidati socialist.

Në zgjedhjet e zhvilluara në 21 gusht në komunën Shalë, Partia Socialiste arriti që të fitonte me kandidatin e saj Balë Vuksani me 644 vota, kundrejt 642 votave të Dedë Tonaj nga koalicioni i djathtë.

Me përfundimin e ankimimit për këtë zonë, pritet që KQZ-ja, të shpallë edhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 8 majit në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›