E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjysmë të vërtetat e mediave qeveritare

Një nga lajmet më të rënda të botuara dje nga ana e mediave shqiptare, ishte ai për lidhjen e mundshme të deputetëve me krimin, sipas një kabllogrami të ambasadës amerikane(lajmi më i rëndë, ai për rolin e Shkëlzen Berishës, ishte botuar vetëm në tre gazeta, Shekulli, Shqip dhe Tema, gjithashtu dhe lajmi për Agron Kuliçaj).

Por, si e kanë trajtuar mediat qeveritare këtë lajm, pra lidhjet e mundshme të deputetëve shqiptarë me krimin.

Koha Jonë përmendte vetëm Gramoz Ruçin, Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi, duke mos përmendur në asnjë resht Lulzim Bashën, Sokol Olldashin dhe Lefter Kokën, ashtu siç përmenden në kabllogram.

Panorama ka përmendur vetëm pesë nga deputetët e akuzuar, duke e futur në këtë listë Lulzim Bashën vetem brenda gazetes, por pa u ndalur tek ai.

Mapo po ashtu nuk e ka përmendur fare Lulzim Bashën, duke përmendur si Panorama, pesë deputetë.

Klani ndërkohë i bënte një tjetër trajtim, duke i quajtur gjithë këto sa kanë dalë, thashetheme ballkanase.

Të gjitha mediat që janë marrë me këtë lajm ndërkohë, duket se kanë ‘harruar’ Enkelejd Alibeajn, pasi edhe ai përmendet në kabllogram.

Ndoshta këto medie do të bënin mirë që ose mos të shkruanin fare për këto skandale, ose ti paraqesin të plota, pasi tashmë kushdo mund ti lexojë, duke qenë se ato janë online dhe mund të shihen në internet. Thënia e gjysma të vërtetave veçse sa tregon hipokrizinë e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›