E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si e ka zbardhur SHBA dosjen Gërdeci

Hyrje: Withers zbulon se Berisha ngatërron si pa dashje emrin e kompanisë amerikane që bashkëpunoi me djalin e tij, SAC, me një projekt zyrtar amerikan të quajtur SAIC.

Në raportimet e shumta për Gërdecin, ambasada ndjek çdo hap të kësaj çështje në gjyq, në problemet për kompensimin e viktimave dhe informacionet që rrjedhin nga dosja hetimore ku përfshihet dhe djali i Berishës, Shkëlzen Berisha. Për këtë çështje, ambasada flet gjatë dhe me detaje, se si ministri i atëhershëm i Drejtësisë Aldo Bumçi detyroi sekretaren e tij që të mohonte dëshminë e saj për një projekligj të dërguar nga Bumçi tek Mediu, në kapakun e së cilit shkruhej Për Shkëlzen Berishën. Gjithashtu ambasada tregon se dosja nxjerr se miku i Shkëlzenit, biznesmeni Selamllari kishte dhënë dëshmi të rreme, pasi provat e tregonin këtë. Ambasada vëren jo pa bezdi se si Berisha e mbështeste Mediun dhe rikthimine  tij në politikë në këmbim të mbylljes së gojës

Kabllo-grami i krijuar më 17 mars 2008 pasi bën një përshkrim të asaj çfarë ndodhi në Gërdec dhe dëmeve në njerëz dhe material ambasada e SHBA tregon se si Berisha ngatërronte emrin e kompanisë që operonte në Gërdec.

Kryeministri Berisha tha për mediat se një kompani amerikane, Southern Company municion, Inc (SACIQ me bazë në Karolinën e Jugut, kishte rinovuar kohët e fundit kontratën me ministrinë e Mbrojtjes për të çmontuar municione dhe shitur skrap. (Shënim: Raportet e medias fillimish e quajtën gabimisht Kompania “SAIC”, një kompani amerikane që më parë kishte punuar në një projekt të financuar nga USG, dhe kishte përfunduar me sukses dhe siguri të plotë shkatërrimin e 2,700 tonë metrik të armëve të mëdha detare në dhjetor.)

SACI është një kompani private, pa asnjë lidhje me USG. Në fakt POST ka kërkuar të kontaktojë me kompaninë, kur kemi dëgjuar që ata ishin duke punuar në demilitarizimin, por SACI ka shmangur kontaktet. Presidenti i SACI, Patrick Henry III ka kontaktuar shefin e ODC pas shpërthimit, kur dolën  akuzat që një kompani amerikane mund të ketë qenë përgjegjëse. Henry deklaroi se SACI nuk ishte e përfshirë në çmontimin e municioneve në atë kohë dhe asnjë punonjës i SACI-t ose nënkontraktorë nuk ishin të pranishëm në objekt.

….Më tej ambasada tregon për ndihmën që i është dhënë qeverisë për të përballuar situatën brenda tri orëve pas shpërthimit të parë. Gjithashtu me kërkesë të qeverisë shqiptare ajo ka ofruan ndihmë të ekspertëve më të mirë amerikanë, edhe nga marina amerikane duke përfshirë madje dhe FBI-në. Një ekip i FBI ofroi një hetim për vendin e krimit dhe identifikimin e viktimave, që të dyja u pranuan nga zyra e Prokurorit. FBI është duke koordinuar arrdhjen.

Sipas komentit të ambasadës situata pas shpërthimit është e rëndë: Përveç humbjes tragjike të jetëve nga ky aksident, qeveria  përballet tani me nevojat humanitare të të mbijetuarve. Fshati Gërdec dhe një fshat fqinj ishin rrafshuar  duke lënë qindra të pastrehë. Shumica e fshatarëve ishin fermerë, të cilët nuk do të jetë në gjendje të përdorin tokën e tyre deri sa të jetë pastruar nga mjetet e pashpërthyera.

Kush do ta paguajë çmimin ?

Kabllogrami tjetër i marsit 2008 shfaq shqetësimet e ambasadës për lidhjet korruptive që çuan në shpërthimin e Gërdecit.  Pasi e quan shpërthimit me përmasa bërthamore por pa rrezatim, ambasada flet për përgjegjësinë që duhet të dalë nga kjo tragjedi. Raportet fillestare sugjerojnë se kushtet jashtë standardeve dhe mungesa e zbatimit të rregullave për shkak të praktikave korruptive lidhet direkt me tragjedinë.

Më tej me pyetjen kush do ta paguajë çmimin ambasada raporton:  Në ditët e fundit, shoku dhe simpatitë kanë nisur të ndahen nga zemërimi. Populli e ka bërë të qartë se ai e ndjen se shteti i la në baltë dhe se drejtësia duhet të vihet në vend. Ndërsa hetimi qeveritar vazhdon, pyetje serioze janë duke u ngritur në lidhje me vendndodhjen e fabrikës, aq afër zonave të mëdha të banuara dhe pranë të vetmit aeroport ndërkombëtar. Pas një muaji  mjalti së fundmi për shkak të pritjes së ftesës së NATO-s, skena politike ka shpërthyer në shkëmbimet e nxehta në mes liderit të opozitës dhe Kryeministrit, i cili kërkon çdo ditë dorëheqjen e këtij të fundit. Një analist politik  vuri në dukje se Gërdeci tregoi se “muaji i mjaltit ishte virtual dhe se kanceri është aty.” Pas largimit të ministrit të Mbrojtjes, Mediu, i cili tha se dorëheqja ishte një përgjegjësi morale, kritika u kthye me shpejtësi tek Kryeministri, i cili është hedhur në ofensivë për të shpëtuar karrierën e tij politike.

Ambasada vë theksin tek puna e Ina Ramës në hetimin për Gërdecin duke pranuar se ajo është para një sfide të madhe për shkak të përballjes me njerëzit me imunitet politik.

Berisha dhe Mediu ndërtojnë koalicionin e Gërdecit

Në një tjetër raport të ambasadës amerikane një vit më vonë kur hetimet e Gërdecit nuk po nxirrnin gjë në dritë, thuhet se Berisha dhe Mediu ndërtojnë koalicionin e Gërdecit. Ambasada ngre shqetësimin për zvarritjen e gjyqit ndaj Mediut dhe tentativave që duken në horizont për ta shpëtuar më në fund atë nga ky gjyq dhe mbrojtjen publike që mori nga kryeministri Berisha duke deklaruar publikisht firmosjen e një koalicioni politik  mes dy partive të tyre.

Kryeministri Berisha vazhdon mbrojtjen e tij të hapur ndaj Mediut dhe në 20 mars, shpalli publikisht një koalicion zgjedhor me Partinë Republikane të Mediut dhe përsëri shau rëndë Prokuroren e Përgjithshme për akuza të motivuara politikisht.  Disa analistë shqiptarë besojnë se fushata zgjedhore e Berishës është marrë peng nga Mediu dhe rasti i Gërdecit. Ata spekulojnë se në këmbim të heshtjes e Mediut në lidhje me përfshirjen e anëtarëve të familjes Berisha në skandalin e Gërdecit, Berisha ka rënë dakord ti japë mbështetje të plotë politike Mediut. Mediu ishte gjithashtu organizuesi i udhëtimit të shkurtër të Berishës në Uashington për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Anëtarët e opozitës e kanë etiketuar koalicionin PD-PR si koalicioni i Gërdecit”.

Përfshirja e Shkëlzen Berishës, Mediu e delijogji e telefonuan pas shpërthimit  

Kabllogrami i majit 2009 me titull Rrjedha nga hetimi i Gërdecit shkakton një qark politik flet herë të parë për përfshirjen e djalit të kryeministrit Berisha në këtë çështje.

Shumë gazeta kombëtare pohuan se kishin marrë kopje të raportit hetimor të prokurorisë dhe filluan botimin e dëshmive dhe dëshmitë çdo ditë. Gazetat janë përpjekur shumë për të përdorur rrjedhjet e tyre të përditshme që të provojnë përfshirjen e djalit të kryeministrit Berisha, Shkëlzenit. Të enjten, 14 maj persona të panjohur (por dyshohet të jenë pranë qeverisë) kanë blerë dhe kanë hequr nga tregu të gjitha kopjet e Gazeta Shqiptare , gjoja për shkak se ajo përmbante prova inkrimunuese për përfshirjen direkte të Shkëlzenit. Megjithatë, kompania ribotoi shpejt dhe rishpërndau kopje të reja në mesditë. Në një shfaqje mbështetjeje, ambasadori italian bëri një vizitë personale në zyrat e gazetës. Qeveria nuk  është përgjigjur për këtë incident. Nga ana e saj, Prokuroria e Përgjithshme ka hapur një hetim për rrjedhjet e informacionit, që mund të dëmtojë seriozisht çështjen e saj në Gjykatën e Lartë, ose të shtojë peshën e akuzave nga qarqet pro-qeverisë se Prokuroria është disi pro opozitës.

Në ditën e parë të çështjes në gjykatë, prokuroria kërkoi tërheqjen e tre gjyqtarëve, duke përfshirë edhe kryetarin e gjykatës, Besnik Imeraj. Ata akuzuan Imerajn se ka lidhje të ngushta me të pandeh

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›