E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kosovë, rinumërohen votat në Prizren

PRISHTINE- Zyrtarë të Komisionit për Ankesa thanë dje se nuk do të mund të marrin një vendim për ankesat e partive politike për raundin e dytë të zgjedhjeve në Kosovë deri në fillim të javës së ardhshme. Me gjithë deklarimet e zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mundësinë e publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të dytë, deri nga fundi i kësaj jave, ankesat e partive politike duket sikur do ta vonojnë këtë proces. Lidhja Demokratike e Kosovës pretendon të ketë shënuar fitore në Prizren, në Lipjan dhe në Gjilan dhe se rezultati atje të jetë manipuluar. KQZ thotë se duhet pritur numërimi i votave me kusht, ndërsa Partia Demokratike shprehet se fitorja është e saj. Qendra e numërimit ka filluar verifikimin e afro 1600 votave me kusht për komunën e Prizrenit, ku vazhdon paqartësia e rrethit të dytë të zgjedhjeve, megjithëse KQZ i zgjedhjeve ka bërë të ditur se rezultati atje është pothuaj i barabartë.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›