Zgjedhjet në Mal të Zi: Kandidojnë 5 subjekte politike shqiptare

Votimet në Mal të Zi
Në Mal të Zi, sot mbahen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, ku për 81 vende në Parlamentin republikan, garojne 16 subjekte politike, mes të cilëve edhe 5 subjekte politike shqiptare.
Sondazhet e fundit tregojnë për një fitore bindëse të koalicionit qeveritar të kryeministrit Millo Gjukanoviç.
Ndërkaq, për forcat politike shqiptare besohet se mund të marrin tre vende në Parlamentin e Malit te Zi.//lk