Libi, shpërthime të fuqishme trondisin Tripolin

Shpërthime të fuqishme kanë tronditur sërin qendrën e Tripolit në Libi. Lajmi bëhet I ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat theksojnë se shpërthimet kanë ndodhur në afërsi të rezidencës së Muamer Gadafit.
Nuk ka pasur detaje të tjera të menjëhershme lidhur me objektivin e sulmeve ajrore.
Tripoli, gjatë ditëve të fundit është bombaruar shpeshherë nga avionët e NATO-s, ndërsa kompleksi I rezidencës së Muamer Gadafit është qëlluar disa herë.