E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama do vendosë së shpejti për trupat në Afganistan

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Barak Obama, “shumë shpejt” do të vendos për numrin e ushtarëve amerikanë, që do të tërhiqen nga Afganistani, duke filluar nga muaji korrik.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, theksoi se Obama synon të urdhëroj një tërheqje “reale” ose të rëndësishme, të trupave amerikane, bazuar në “kushtet në terren” në Afganistan.

Aktualisht në Afganistan gjenden afro 100 mijë ushtarë amerikanë.

Planet e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s kanë të bëjnë me tërheqjen e forcave të jashtme, me qëllim që qeveria e Afganistanit, të marrë përgjegjësinë për sigurinë deri në fund të vitit 2014.

Presidenti Barak Obama, është ballafaquar me thirrje për tërheqjen e forcave të SHBA-ve nga Afganistani, që kur forcat amerikane vranë liderin e Al-Kaedës, Osama bin Laden në muajin maj në Pakistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›