Bandat në Meksikë, me tanke për të ruajtur drogën
Kudo në botë, betejat mes narkotrafikantëve janë gjithmonë e më intensive. Një risi kurioze vjen nga Meksika, aty ku bandat kanë nisur të organizohen me armë të reja. Në ofiçina speciale ndërtohen të ashtuquajturit “përbindësh”, që janë kamionë të blinduar t`u përdorur në sulme dhe për të shoqëruar furnizimet e drogës. Ushtria meksikane ka sekuestruar në qytezën e Camargo (në kufi me Texas), disa tanke të ndërtuar në mënyrë artizanale. Bëhej fjalë për mjete, të përbërë plotësisht nga hekur dhe tyta. Këto mjete janë bërë të domosdoshëm për bandat meksikane, duke parë që janë shtuar gjithmonë e më shumë armët e frikshme në duart e kartelëve të drogës. Në fillim, banditët përdornin vetëm pistoteleta dhe mitrolozë Kalashnikov, pastaj kaluan në predhat Rpg dhe te granatat. “Përbindëshat" shërbejnë për të ruajtur ekspeditat e drogës, apo në sulmet që kartelët ndërmarrin në territorin armik. Të parët që i kanë ndërtuar ishin “Los Zetas”, një nga organizatat më aktive në zonën e kufirit Meksikë-SHBA.
Ndërkohë që është shtuar sekuestrimi nga ana e ushtrisë edhe e sistemeve kundra-tank me prejardhje të ndryshme. Janë pjesë të blera në tregun amerikano-qendror (Salvador, Guatemala), apo të importuara nga Evropa Lindore. Ndërsa të tjera kanë ardhur nga SHBA. Në një nga betejat e fundit në shtetin e Nayarit, një kortezh i Los Zetas ka rënë në një kurth. Në krye ishin disa fuoristrada të blinduara që janë shkatërruar nga bomba të ngjashme me ato të përdorur prej rebelëve në Afganistan, apo në Irak. Të tjera mjete u shkatërruan përmes goditjeve të Rpg: plot 29 trafikantë mbetën të vrarë.