Zgjedhjet në Maqedoni, Parlamenti i ri deri më 15 qershor
SHKUP- Përbërja e re parlamentare që do të dal nga zgjedhjet e sotme sipas afateve ligjore kushtetuese do të duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Sipas këtyre afateve, Parlamenti i ri do të konstituohet më 25 qershor, ku seancën e parë e thërret ish-kryetari i Parlamentit. Të gjithë deputetët e zgjedhur paraprakisht do të verifikojnë mandatet e tyre.
Presidenti i vendit është i obliguar që në afat prej 10 ditëve nga konstituimi i Parlamentit, ti jap mandatin kandidatit të partisë që ka fituar shumicën e numrit të deputetëve. Mandatari për formimin e Qeverisë në afat prej 20 ditëve, Parlamentit duhet ti dorëzojë programën dhe përbërjen e Qeverisë. Seancën e Parlamentit për zgjedhjen e Qeverisë, kryeparlamentari do të duhet ta thirrë në një afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të propozimit për formimin e Qeverisë dhe programës.
Parlamenti zgjedh Qeverinë me shumicën e votave nga 123 deputetët që njanë gjithsej. Sipas afateve të parashikuara kohore, Maqedonia do të duhet që të ketë Qeverinë e re më se voni deri më 10 gusht.
(s.g/Ina/balkanweb)