E Diel, 1 Nëntor 2026

Portugali, të djathtët fitojnë zgjedhjet parlamentare

Votuesit portugezë kanë rrëzuar nga pushteti qeverinë socialiste në zgjedhjet që u mbajtën dje dhe të cilat u karakterizuan nga shqetësimet rreth krizës ekonomike të vendit.

Zyrtarët thonë se rezultatet e votimit të së dielës tregojnë e partia socialdemokrate e qendrës së djathtë ka fituar me 39 % kundrejt 28 % të socialistëve.

Socialistët nuk do e udhëheqin qeverinë pas gjashtë vjetësh në pushtet.

Rezultati tregon se socialdemokratët mund të formojnë qeverinë tani kur e kanë shumicën në parlamentin me 230 ulëse së bashku me partinë konservatore, CDS-PP.

Ndërsa rezultati mbrëmë bëhej çdo herë e më i qartë, kryeministri aktual, Hoze Sokrates, lajmëroi dorëheqjen e tij si udhëheqës i Partisë Socialiste.

Qeveria e re do të përballet me detyrën e vështirë të shkurtimit të buxhetit në lidhje me 78 miliardë eurot që do të mirren si pako shpëtuese nga FMN dhe Bashkimi Evropian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›