E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia si shkoi në zgjedhje dhe çfarë pret pas ditës së sotme

SHKUP- Pas bojkotit të opozitës në parlament, Maqedonia u detyrua të hyjë në zgjedhje të parakoheshme parlamentare. Qytetarët e këtij vendi do të zgjedhin sot parlamentin e përbërë prej 123 vendesh. Sondazhet i japin fitoren Partisë së kryeministrit aktual Nikolas Gruevski, megjithatë shumë besojne se ai do të krijojë qeverinë vetëm me ndihmen e koalicionit. Papunësia e lartë dhe ekonomija e dobët janë shqetësimi kryesor i votuesve. Ky vend shpreson në anëtarësimin eventual në Bashkimin Europian dhe Aleancën Atlantike të Veriut, por aspiratat e saj janë bllokuar nga Greqia pas një mosmarreveshje 20 vjecare rreth emrit. Greqia ka province të quajtur Maqedonia dhe deklaron se i njëjti emër nuk mund të përdoret nga një vend tjetër.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pritet të japë një vendim mbi këtë çëshjte vitin tjetër. Social demokratët e opozitës mes të cilave edhe parti shqiptare u larguan nga parlamenti në muajin janar në shenjë proteste ndaj sulmit të konsideruar si të motivuar politikisht ndaj televizionit pro opozitar A1. Përpos kësaj, opozita e akuzon kryeministrin Gruevski se ka shpenzuar milion euro në projekte luksoze ndërtimi kur dihet se një në tre maqedonas jetojnë nën nivelin mesatar të varfërisë ndërsa 32 përqind e popullsisë është e papunë. Gruevski këmbëngul se qeveria e tij ka arritur të ruajë qëndryeshmërinë e ekonomisë duke shmanguar pasojat e krizës ekonomike globale.

BDI e Ali Ahmerit në këto zgjedhje ka si ofertë Marrëveshjen e Ohrit dhe implementimin e saj të plotë. Zyrtarët e kësaj partie kanë theksuar se oferta e tyre është konkrete dhe se bazohet në garanci të forta ndërkombëtare dhe institucionale. Kjo parti zotohet për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, në rast se do të fitojë zgjedhjet.

PDSH e Mendu Thacit ka hyrë në zgjedhje me Marrëveshjen e saj të re të njohur si “Marrëveshja Politike”, në të cilën ofrohet pakt i ri politik mes shqiptarëve dhe maqedonasve në të gjitha sferat politike, ekonomike, shoqërore dhe institucionale.

Përbërja e re parlamentare që do të dal nga zgjedhjet e sotme sipas afateve ligjore kushtetuese do të duhet të konstituohet 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Sipas këtyre afateve, Parlamenti i ri do të konstituohet më 25 qershor.

Sipas afateve të parashikuara kohore, Maqedonia do të duhet që të ketë Qeverinë e re deri më 10 gusht. Lidhje te tjera VIDEO: Maqedoni, sot mbahen zgjedhjet parlamentare

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›