Zgjedhjet në MaqedoniBDI e Ali Ahmetit hap fushatën zgjedhore
SHKUP- Në Maqedoni ka nisur fushata zgjedhore, dhe partia Bashkimi Demokratik për Integrimin e Ali Ahmetit hapi mbrëmë fushatën zgjedhore nën moton “Së bashku drejt qëllimit".
Në pallatin e sportit "Boris Trajkovski" ku u hap konventa partiake e BDI-së u promovuan kandidatët për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, njëherësh dhe bartës i listës në njësinë zgjedhore numër gjashtë u bëri thirrje mbështetësve të kësaj partie për një mandat të dytë në qeverisje, informon agjencia maqedonase e lajmeve mia.
Ai theksoi se BDI-ja gjatë këtij mandati i ka materializuar idealet e shokëve dhe të parëve duke e bërë realitet ëndrrën e tyre, pasi solli Skënderbeun në zemër të Shkupit, hapi Universitet për studimin e studentëve shqiptarë në gjuhën amtare mu në shesh të Shkupit, dhe kazermat në të cilat dikur bëheshin plane antishqiptare i shndërroi në vatra të diturisë. Fushata parazgjedhore e partive politike zyrtarisht filloi të dielën në mesnatë ndërsa do të zgjasë deri më 3 qershor.
(s.g/mia/balkanWeb)