E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, qeveriamasa përqendrën e Athinës

ATHINE-Vazhdon të mbetet problematike dhe e tensionuar atmosfera në Athinë, disa ditë pas ngjarjes së rëndë, kur disa emigrantë të huaj vranë një mjek grek 44 vjecar për t’i grabitur aparatin e kamerës. Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi pranë shtëpisë së 44 vjecarit, ndërkohë që ai do të conte në maternitet bashkëshorten e tij për të sjellë në jetë fëmijën e katërt.

Vrasja u pasua me veprime hakmarrjeje ndaj të huajve (në një rast edhe ndaj dy shqiptarëve në Kretë) por edhe përplasje të dhunshme në rrugët e Athinës mes forcave ekstremiste që kërkonin largimin e emigrantëve dhe forcave anarkiste që dolën në mbrojtje të tyre.

Ky incident i rëndë dhe fakti që sheshi qëndror i Athinës Omonia eshte kthyer në një “zonë ekskluzive” të emigrantëve të paligjshëm, ka detyruar qeverinë të marrë disa masa.

Një prej tyre është zhvillimi i patrullimeve dhe operacioneve të vazhdueshme të policisë në bashkëpunim me policinë bashkiake.
Patrullimet do jenë të përditshme ndërsa operacionet për identifikimin dhe ndalimin e emigrantëve të paligjshëm do të kryhen të paktën njëherë në javë.
Koordinimin e këtij aksioni e ka marrë në dorë zëvendëskryeministri, Theodoros Pangalos.

Gjatë mbledhjes së qeverisë për qendrën e kryeqytetit, kryeministri Papandreu tha se “Athina është vendi ku ai ka lindur koncepti i një qyteti demokratik, por ku qytetarët e tij nuk ndihen më aq të qetë”.
Dënimi i dhunës nuk është i mjaftueshëm - tha kryeministri, duke theksuar se vendi kishte nevojë për një seli të re të demokracisë që të garantojë institucionet e të nxisë pjesëmarrjen e gjithë qytetarëve për të rizbuluar shpirtin e qytetit”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›