Asambleja Parlamentare e KE-së interes për zgjedhjet në Maqedoni
SHKUP- Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës gjatë dy ditëve të ardhshme do të qëndrojë për një mision parazgjedhor në Maqedoni, në kuadër të ndjekjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 5 qershorit.
Delegacioni i udhëhequr nga eurodeputeti nga Monako, Jean Charles Gardeto i shoqëruar dhe nga deputet të Partive Popullore Evropiane do të zhvillojë takime me kreun shtetëror, përfaqësues të partive politike, por edhe me ministrat e MPB-së dhe Drejtësisë për t’u njohur me procesin e parapërgatitjeve për zgjedhjet.
Vizita do të shoqërohet edhe me takime me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe misionin e ODIHR/OSBE, mediat, korin diplomatik, etj. Zgjedhjet e 5 qershorit do të ndiqen edhe nga një delegacion i posaçëm i Asamblesë parlamentare të KE-së.
(e.m/ina/BalkanWeb)