E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplaset autobusi me shqiptarë, vdes shoferi, shpëtojnë pasagjerët e tjerë

27/06/2011  Aksidenti në Janinë, ndërron jetë babai i dy fëmijëve

GREQI- Një autobus i linjës Athinë-Fier-Athinë është përfshirë në një aksident të rëndë, i cili ndodhi pas mesnatës, duke u gdhirë e diel, në rrugën kombëtare Janinë-Kakavijë, pranë fshatit Terovo. Sipas policisë, shkaktar i aksidentit ka qenë shoferi i autobusit shqiptar, i cili goditi një kamion. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur. Autobusi me të cilin udhëtonin pasagjerët, është përplasur me një kamion, i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës. Menjëherë pas njoftimit të aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur policia, autoambulancat, si dhe skuadrat e shpëtimit. Fatkeqësisht për shoferin zëvendësues që ndodhej në vend të parë, gjithçka ka qenë e kotë pasi ai ka humbur jetën menjëherë. Sipas verifikimeve te policisë, viktima quhet Altin Faja, 36 vjeç, i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Skuadrat e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin pasagjerët e tjerë, të gjithë shqiptare, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë, bashkë me shoferin. Autobusi me targa “AAA 115 AJ”, prodhim i vitit 1997 i përkiste agjencisë Liko Metaj “Altravel”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›