E vrau me granatë 3-vjeçaren, duke ngrënë bukë
27/06/2011 Ngjarja e Delvinës, rrëfen tmerrin dëshmitari okular Viktor Boçi: Agresori na kërcënonte shpesh
DELVINË - Një vajzë trevjeçare humbi jetën nga dy granata dore, ndërsa dy persona të tjerë, e ëma e viktimës dhe gjyshi u plagosën rëndë mbrëmjen e së shtunës, njoftuan burime zyrtare nga komisariati i Delvinës, në jug të vendit.
Viktimat
“Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth 17.00, në lagjen "Xhermëhallë", ku Selman Meleqi, 74-vjeç, tashmë i ndaluar, ka hedhur dy granata dore në një banesë dykatëshe, duke shënjestruar një tjetër person, me të cilin kishte konflikt prej vitesh”, theksoi policia lokale. “Shpërthimi i granatës i ka kushtuar jetën 3- vjeçares S. Z, dhe ka lënë të plagosur rëndë të ëmën e saj Age Z, 35 vjeçare dhe gjyshin e saj”, thuhet në komunikatën e policisë. “Vogëlushja morri plagë vdekjeprurëse në anën e majtë, ndërsa e ëma ka marrë plagë në krahun e djathtë, mëlçi dhe mushkëri”, tha në linjë telefonike një zyrtar i lartë i policisë. I njëjti zyrtar tha se ngjarja është shkaktuar nga një konflikt pronësie.
Policia lokale tashmë ka nisur një procedurë ligjore për paraburgimin e agresorit, ndërsa dy të plagosurit kanë udhëtuar në mesnatë drejt Tiranës, për mjekim të specializuar.
Dëshmitari
Viktor Boçi, zooteknik, ishte një nga 15 dëshmitarët ku ndodhi ngjarja e paprecedentë në qytetin e vogël të Delvinës. Ai thotë se agresori, dikur traktorist, prej vitesh i braktisur nga gjashtë fëmijët e tij, kishte mbi një javë që kërcënonte me jetë punëtorët që ndërtoni dy metra larg themeleve të banesës së tij. “Granata u hodh në drejtim tim, por fatkeqësisht qëlloi vogëlushen 3-vjeçare”, shprehet Boçi. “E vrau me bukë në gojë”, shton ai. Boçi tregon se agresori ishte një tip i vështirë, kërkonte çdo sekondë sherr, madje një javë përpara se të ndodhe gjëma ka kërcënuar punëtorët që punonin për të thelluar themelet e shtëpisë sime. “Jam ankuar vazhdimisht në polici dhe në bashki. Në them të drejtën ata kanë reaguar, por sa largoheshin përfaqësuesit e ligjit 74-vjeçari fillonte nga e para”, specifikon Boçi, ndërsa shton se gjatë rikonstruksionit të shtëpisë së tij, ai asnjëherë nuk i ka “futur hundët” në pronën e agresorit, përkundrazi e ka respektuar me rigorozitet. “Jeta e punëtorëve ishte gjithmonë në rrezik. Fatkeqësisht 74-vjeçari kërkonte gjithmonë sherr, qëllonte më gurë, hidhte objekte të rrezikshme nga dritarja, vetëm për të penguar punën tonë”, pohon Boçi. Specialisti i bletarisë kujton momentin e shpërthimit të dy granatave.
Ngjarja
“Babai i viktimës po shikonte punimet, ndërsa bashkëshortja, gjyshi dhe vogëlushja e tij po hanin bukë në oborrin e shtëpisë. Befas një shpërthim dëgjohet! Në fillim u shtangëm. Granata e parë kishte shpërthyer 10 metra larg 15 punëtorëve, por pa të plagosur. Dhjetë sekonda më pas shpërtheu e dyta. Ishte e tmerrshme! Vajza e vdekur me bukë në gojë, ndërsa e ëma dhe gjyshi i plagosur rëndë”, rrëfen Boçi. Për të kjo ngjarje ishte e paprecedentë. Agresori i kishte nisur granatat në drejtim tjetër, por gaboi, duke shkaktuar një ngjarje akoma më të rëndë. Boçi sqaron se familja fatkeqe jetonte prej katër vjetësh në banesën e vëllait të agresorit. “Kishin ardhur nga Shqipëria e Veriut për një jetë më të mirë, por e paguan shtrenjtë, madje shumë shtrenjtë”, përfundon rrëfimin e tij Boçi.