Zgjedhjet ne PS votuan 57 mije anetare per 865 delegate gjithsej
Sekretari organizativ i PS-se Blendi Klosi ne konferencen e djeshme per shtyp beri te ditur se ne zgjedhjen e 865 delegateve votuan 57.140 e anetareve te partise me te madhe opozitare. Socialistet treguan edhe njehere se kjo eshte partia e lirive dhe e te drejtave e demokracise reale dhe e demokrateve te vertete. E progresit shoqeror dhe dinjitetit njerezor.
Faleminderit 57.140 anetareve te Partise Socialiste qe u shprehen dje me voten e tyre per zgjedhjen e Kongresit te ri te socialisteve e te progresisteve shqiptare. Po te mbajme parasysh numrin zyrtar te anetaresise shifra e pjesemarrjes se djeshme ishte 64. Por po te llogarisim faktin se njesoj si per zgjedhjet parlamentare apo vendore ne Shqiperi ka nje numer te konsiderueshem votuesish qe jetojne ne emigracion pjesemarrja e djeshme vleresohet mbi 85. Kjo eshte Partia Socialiste.
57.140 anetare kane zgjedhur dje 865 delegate me vote te drejtperdrejte mes 1380 kandidatesh te propozuar nga organizatat socialiste nga veriu ne jug te Shqiperine tha Klosi. Sipas tij
kjo eshte demokracia e brendshme ne Partine Socialiste ku 344 delegate jane gra e vajza. Pra mbi 40 e Kongresit te kesaj partie. Kjo eshte fryma emancipuese e Partise Socialiste per nje Shqiperi te ekuilibruar ne perfaqesimin gjinor te saj. Kush ankohet per mungese lirie ne PS nuk di cte beje me lirine. Kush do ta perdore lirine per te bere dicka te mire per kete vend ja ku e ka PS-ne. Te lire. Demokratike. Te bashkuar. Te vetmen parti ku liria punon dhe garanton cdo anetar ne lirine e vet.
Tanime kongresi i 5 nentorit eshte zgjedhur. Me 5 nentor kongresi do te beje zgjedhjet e duhura politike per Shqiperine. Zgjedhjen e duhur politike per ndryshimin radikal te sistemit te taksimit ne Shqiperi. Kongresi i sapozgjedhur ka nje mandat te forte per te bere zgjedhjet e duhura per nje politike te re te ndryshimit theksoi Klosi. Ai e ka cilesuar kete votim si mbeshtetje e duhur e anetaresise per marrjen e vendimit te ketij Kongresi per ndryshimin e madh. Kongresi i 5 nentorit do te jete momenti i bashkimit te madh te socialisteve e progresisteve shqiptare me nje vizion te ri europian per Shqiperine. Rreth nje programi rimekembjeje e pastrimi te plote te Shqiperise. Ne mbeshtetje te palekundur te interesave kombetare e qytetare te shqiptareve te marre peng nga pushteti i korrupsionit e i plehrave qe po e mbysin sot Shqiperine theksoi Klosi.