Tërmet i fuqishëm godet Turqinë, qindra viktima
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë Lindore, afër qytetit të Vanit, më pak se 100 kilometra nga kufiri me Iranin.
Shërbimi amerikan gjeologjik tha se tërmeti me 7.3 shkallë të Rihterit kishte qendrën diku 19 kilometra në veri-lindje të Vanit.
Kryeministri i Turqisë ka thënë se një tërmet i fuqishëm në juglindje të vendit ka lënë të 138 të vdekur dhe 350 të plagosur.
Kryeministri Recep Tayyip Erdogan tha se tërmeti i djeshëm la 93 të vdekur në qytetin Van dhe 45 në qytetin Erkis. U regjisturan edhe disa goditje pas tërmentit, duke përfshirë edhe një magnitudë 6.1.
Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin i kanë ofruar ndihmë Turqisë. Presidenti Barak Obama tha dje se Shtetet e Bashkuara po ndjekin njoftimet për tërmetin me shqetësim dhe do të qendrojnë krah për krah Turqisë në këto kohë të vështira.
Turqia nuk ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare për këtë krizë.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun tha se u dëshpërua për humbjen e jetës së njerëzve nga tërmeti i të djelës. Ai vlerëzoi autoritetet turke për përgjigjen e tyre të shpejtë ndaj fatkeqësisë dh tha se Kombet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë ndihmën e tyre, nëse u kërkohet.
