E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Rekomandimet e ODIHR-it, pika referimi për reformën

Zv.kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, është takuar sot me delegacionin e përbashkët të Komisionit të Venecias dhe ODIHR, i kryesuar nga sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Markert. Në një konferencë për shtyp, Haxhinasto ka theksuar se të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it do të jenë pika referimi për reformën zgjedhore.

“Me delegacionin e ODHR-it dhe të Komisionit të Venecias kemi folur për të ardhmen, për bashkëpunimin në zbatimin e rekomadimeve të ODIHR-it për zgjedhjet. Sipas tij të gjitha rekomandimet do të jenë pika reference për reformën zgjedhore” ka theksuar Haxhinasto.

Sipas tij ndryshimet në reformën zgjedhore bëhen në kohën e duhur ndërsa theksoi se ky proces do të jetë i hapur dhe do të adresojë të gjitha rekomandimet e ODIHR-it.

“Ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që Shqipëria do të jetë model i bashkëpunimit në të ardhmen”, tha Haxhinasto gjatë prononcimit për mediat.

Nga ana e tij sekretari i Komisionit të Venecias Thomas Markert ka theksuar se delegacioni ndodhet në Shqipëri për të parë se çfarë përmirësimesh duhet të bëhen në reformën zgjedhore për të shmangur krizat politike në të ardhmen. “Detyra jonë është të bëjmë rekomandime për të ardhmen dhe jot ë japin këshilla për të kaluarën” ka theksuar Markert.

Delegacioni i Komisionit të Venecias ndodhet në Tiranë, në një vizitë pune dy ditore. Qëllimi i vizitës është hartimi i një opinioni të përbashkët të Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it, lidhur me përmirësimet që mund t`i bëhen legjislacionit elektoral dhe praktikave zgjedhore në Shqipëri, bazuar kjo në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›