E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Poloni më 20 qershor

Zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Poloni do të zhvillohen më 20 qershor, kanë njoftuar sot zyrtarët polakë.

Zgjedhjet u bënë domosdoshmëri, pas vdekjes së presidentit Lech Kaczynski, i cili e humbi jetën, pas rrëzimit të aeroplanit me të cilin po udhëtonte, në qytetin Smolensk, Rusi, më 10 prill.

Zëdhënësi i ushtruesit të detyrës së presidentit të Polonisë, Bronislav Komorovskit, tha se Komorovski sot e ka nënshkruar vendimin për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Anketat tregojnë se Komorovski, kandidat presidencial i qendrës së djathtë, Platformës Civile të kryeministrit Donald Tusk, mund t’i fitojë zgjedhjet.

Partia opozitare konservatore e Ligjit dhe Drejtësisë e prirë nga vëllai i ish presidentit, Jaroslav Kaczynski, pritet të emërojë kandidatin e saj të shtunën.

Disa anëtarë të partisë thanë se do ta mbështesin Kaczynskin, por ai nuk është deklaruar nëse do të synojë funksionin e presidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›