E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në RahovecDV: fitoi Smajl Latifii AAK-së

RAHOVEC- Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, ka paraqitur rezultatet preliminare të balotazhit të djeshëm për kryetar të Komunës në Rahovec, sipas të cilave, më së shumti vota ka marrë kandidati i AAK-së, Smajl Latifi – 55,72%.

Sipas rrjetit Demokracia në Veprim, rivali i tij nga LDK-ja, Ibrahim Kryeziu, ka fituar 44,28% të votave.

Raportohet se Ibrahim Kryeziu e ka pranuar disfatën dhe rivalit Latifi i ka uruar fitoren përmes telefonit.

Dalja e votuesve në rethin e dytë të zgjedhjeve ishte 39,63%.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›