E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Në Rahovecvotuan 39.63 %e zgjedhësve

PRISHTINE- Në Rahovec u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve të jashtzakonshme për kryetarin e ri të komunës.

Kryetarja e KQZ, Valdete Daka tha se në zgjedhjet kanë dalur 19.525 votues, apo 39.63% e personave me të drejtë vote. Daka tha se procesi ka kaluar në rregull dhe pa incidente.

Rezultatet preliminare priten të shpallen sonte në orët e vona të mbrëmjes.

Mbyllet pa incidente procesi i votimi
Ora: 19:40- Në Rahovec u mbajt sot rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetarin e ri të komunës. Mësohet se procesi i votimit kryesisht ka qenë i qetë ndersa qendrat e votimit jane mbyllur ne oren 19:00. 

Në balotazh për kryetar të komunës garuan kandidati i LDK, Ibrahim Kryeziu, dhe ai i AAK, Smajl Latifi.

Rahovec, votuan 13 mijë votues deri në orën 15.30
Ora: 18:00- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë bëri të ditur se deri në orën 15.30 për kryetar të komunës së Rahovecit kanë votuar 13 009 votues apo 26.14 % nga mbi 49 mijë qytetarë të kësaj komune me të drejtë vote.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se deri më tani nuk është raportuar për “asnjë incident që do të dëmtonte imazhin e procesit zgjedhor”.

Në balotazhin për kryetar të komunës garojnë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Kryeziu, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi. Raundi i parë u zhvillua më 21 nëntor.

Rahoveci voton në balotazh
Ora: 9:30- Në Rahovec sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunës.

Në garën për të parin e qytetit kanë mbetur kandidati i LDK-së Ibrahim Kryeziu dhe ai i AAK-së Smajl Latifi.

Në Rahovec janë përsëritur zgjedhjet pasi që Gjykata Kushtetuese vendosi se kryetari i dalë nga zgjedhjet e vitit 2009, Qazim Qeska(PDK) kishte shkelur Kushtetutën duke u kthyer në punë 47 ditë pasi që kishte ofruar dorëheqje.

(d.b/e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›