E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Ruzhdie, dosja mberrin ne gjykate

Prokuroria e Fierit e mbylli hetimin per zgjedhjet ne komunen Ruzhdie te Qarkut te Fierit. Dosja prej 600 faqesh i eshte dorezuar Gjykates se Shkalles se Pare ne Fier dhe pritet qe te marten te hidhet shorti per te caktuar gjykatesin qe do te marre ne gjykim ceshtjen e manipulimit te zgjedhjeve te 28 qershorit, ne qendren e votimit nr. 30 52 te zones 19 ne Fier. Ne gjykate jane dorezuar dosja voluminoze se bashku me kutine e materialeve te qendres se votimit, per t'i hapur rrugen nje procesi penal ndaj 9 personave, 5 nga te cilet jane komisionere dhe 4 votues qe eshte verifikuar se kane votuar me shume se nje here. Akuzat jane per shperdorim detyre si dhe falsifikim te dokumentacionit bazuar ne nenet 245 dhe 248 te kodit penal si dhe votim me shume se njehere dhe shkelje te fshehtesise se votimit bazuar ne Kodin Zgjedhor. Per keto akuza do te zhvillohet ceshtja gjyqesore ndaj, shtetasve, Bujar Kararaj, Shezai Kararaj, Veledin Myftaraj, Robert Myftaraj, Pellumb Myrtaj, Pellumb Ferzaj, Qazim Alija, Ervin Myftaraj dhe Elmaz Donaj. Dosja hetimore me numer 410 ndodhet tashme me duart e gjykatesve qe do te presin shortin per te gjykuar ceshtjen me te nxehte politike. Ruzhdia u be "kali i betejes" politike per opoziten dhe mazhorancen. Hetimi nisi pas nje padie te thjeshte, bere diten e zgjedhjeve nga komisioneret socialiste. Prokuroria e Fierit nisi hetimin dhe mori nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kutine me materialet zgjedhore, duke hetuar dhe zbuluar se te pakten 80 persona qe ishin jashte vendit ne daten 28 qershor ne zgjedhjet e pergjithshme, por qe rezultonin te kishin votuar. Nga analizimi i firmave dhe numrave te dokumenteve u zbulua se te tjere persona kishin votuar ne emer te tyre per kete arsye para gjyqit me akuzen e votimit me shume se njehere jane derguar edhe 4 shtetas, votues te qendres numer 3052, ne Ruzhdie.
Integrimi ne BE
Hungaria

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›