E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në SHBA, Obama 29 milionë $ të mbledhura për fushatë

Anëtarët e fushatës për rizgjedhjen e presidentit amerikan, Barak Obama, thonë se ai gjatë muajit janar ka mbledhur 29,1 milionë dollarë, për fushatën e tij dhe për aleatët e tij në Partinë Demokratike.

Donacionet janë mbledhur gjatë kohës që demokratët po përgatiten për intensifikimin e fushatës kundër rivalëve republikanë, para zgjedhjeve të nëntorit për president dhe kongres.

Në një deklaratë në Twitter, fushata e Obamës tha se 98% e donacioneve individuale të muajit janar ishin 250 dollarë ose më pak. Obama dhe demokratët e tjerë, kanë mbledhur më se 68 milionë dollarë në tre muajt e fundit të vititi 2011.

Nga ana tjetër, fushata e kandidatit për nomimin republikan për zgjedhjet presidenciale, Mit Romni, tha se ai ka mbledhur 24 milionë dollarë gjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›