Zgjedhjet në SHBA, rrezikojnë negociatat
Në rast se vendet pjesëmarrëse të organizatës botërore të tregtisë nuk arrijnë një marrëveshje deri në fillim 2009-ën, negociatat mund të mbyllen. Kështu kanë deklaruar vendet negociatore në organizatë. Takimi i radhës mes ministrave të tregtisë, është mbyllur me hartimin e një draft- strategjie për arritjen e një marrëveshjeje tregtie ndërkombëtare deri në fund të këtij viti, një tregti kjo që nuk do të ndryshime përsa i përket taksave dhe tarifave doganore. Diskutimet në lidhje me një marrëveshje mes shteteve kanë filluar që në vitin 2001, në një kohë që sipas përfaqësuesve, në rast se arrihet një bashkëpunim, ndihma më e madhe që do të përfitojnë ekonomitë e Evropës dhe SHBA-ve, do të jetë zbutja e varfërisë. Ministrat e pranishëm në takim janë shprehur se në rast se nuk arrihet një marrëveshje deri në zgjedhjet për president të SHBA-ve në fillim të 2009-ës, negociatat do të mbyllen