Zgjedhjet në Tajlandë, fiton opozita

Me mbylljen e qendrave të votimit, rezultatet sipas exit poll-eve të para në Tajlandë, flasin për një avantazh të konsiderueshëm të partisë opozitare Puea Thai dhe kandidaten e saj, Yingluck Shinaëatra, e cila është motra e ish kryeministrit të vendit aziatik, Thaksin Shinawatra, i cili u rrëzua nga një grusht shteti pak vite më parë. Po sipas këtyre rezultateve partia Puea Thai, mund të sigurojë nga i 290 deri në 320 vende nga 500 që janë në total në parlament, ndërsa demokratët e kryeministrit Abhisit Vejjajiva mund të sigurojë nga 130 deri në 150 vende. Tailanda zhvilloi zgjedhjet e përgjithshme, të cilat shihen si test për stabilitetin e vendit, pas gjashtë vjet të trazirave politike. Këto zgjedhje janë testi i parë i madh elektoral për qeverinë, që nga protestat e mëdha opozitare, të cilat paralizuan Bangkokun vitin e kaluar, duke lënë 90 persona të vdekur dhe 2 mijë të plagosur. Analistët e kishin cilësuar një garë të ngushtë këtë proces zgjedhor ndërmjet Demokratëve të kryeministrit Abhisit Vexhaxhiva dhe partisë Pheu Thai, aleate e Taksin Shinauatrës. Ky i fundit ka qene ish kryeministri i vendit nga viti 2001-2005, por u largua nga posti si pasojë e një grushti shteti dhe aktualisht jeton në mërgim.