Itali/ Qyteti i lindjes mban zi per humbjen e Simoncelit
Një qytet i vjetër përpiqet që të shërojë plagën e tij të radhës. Koriano, kjo qendër e vogël italiane, është vendlindja e Marko Simonçelit, të paharruarit pilot të garave me motorë, që humbi jetën në mënyrë tmerrësisht tragjike në pistën e Sepangut në Malajzi, një garë që më pas u ndërpre.
Qyteti që mban mend umbrët, etruskët dhe romakët nuk do ta harrojë kurrë këtë bir të tij, të cilin nuk pati mundësi ta kishte pranë dhe ta përqafonte në frymën e fundit të jetës.
“Lamtumirë Marko”, “Lamtumirë SuperSic” shkruhej në parullat në dritaret e shitoreve, ndërsa numri 58 i fanelës së tij ishte i vendosur në një parullë të një ballkoni.
Siç ndodh në ditë zie, njerëzit u grumbulluan instinktivisht nëpër rrugë e sheshe, aty ku nuk mund të mungonin lulet. “Fli i qetë Marko, ti gjithmonë do të jesh në zemrat tona”, shkruhej tek ato lule.
Shumë dedikime, shumë fëmijë e gra, por edhe mjaft të rinj me motoçikleta, përfaqësues të një pasioni të rrëmbyer e të çmendur që ha edhe koka, por që në ato çaste ishin solemnë siç e donte edhe rasti. Nuk munguan tifozët e tij që flisnin.
“Marko shkëlqente si dielli, ishte gjithnjë optimist, gjithçka e bënte me pasionin më të madh, pa ia vënë veshin kritikave apo presionit psikologjik që kishte mbi supe”, tha Luiza Santi.
“Marko ishte një djalë i qytetit, ai jetonte këtu. Detyrohej të udhëtonte shumë për shkak të punës që bënte, por kthehej këtu sa herë që kishte mundësi. Shpesh merrte pjesë në aktivitete sociale, kurrë nuk thoshte “jo”, ishte gjithnjë i pranishëm me buzëqeshjen, humorin dhe gjestet e tij”, tha Alvaro Anxhelini.