Zgjedhjet në Universitete, MASH: Mbahen më 20 shkurt
Ka marrë fund dilema për afatin e përcaktimit të zgjedhjeve në universitete. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes ministrit të saj Myqerem Tafaj ka urdhëruar si më poshtë:
1.Fillimin e procesit zgjedhor për organet kolegjiale dhe autoritetet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë, në datën 23.01.2012, në zbatim të Rregullores së Zgjedhjeve, të miratuar nga institucionet publike të arsimit të lartë.
2.Data e zhvillimit të zgjedhjes për organet kolegjiale dhe autoritetet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë, të jetë më datë 20.02.2012.
3.Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet publike të arsimit të lartë.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.