Tirana siguron mbështetjen e Romës për planin urbanistik
20/01/2012 Basha në Romë
Tirana siguron mbështetjen e Romës për realizimin e projekteve zhvilluese, që do të marrin jetë nëpërmjet hartimit të planit të ri urbanistik të kryeqytetit. Bashkëpunimi është finalizuar gjatë takimit që kryebashkiaku Lulzim Basha ka zhvilluar me homologun e tij Giani Alemano në kryeqytetin italian. Pas njohjes me prioritetet e bashkisë për zhvillimin e kryeqytetit shqiptar, si: hartimin e planit të ri urbanistik, zgjatimit të bulevardit në drejtim të lumit të Tiranës, rehabilitimin i këtij lumi, ndërtimin e linjave të tramvajit si dhe të terminalit, hapjen e vendeve të reja të punës, veçanërisht për studentët, Alemano ka premtuar ndihmën e tij, duke vënë në dispozicion ekspertët më të mirë të urbanistikës si dhe analizat e tyre në lidhje me realizimin e këtyre projekteve, të bazuara mbi standardet europiane. Biseda mes dy kryetarëve të bashkive, të Tiranës dhe Romës, u përqendrua edhe në zhvillimin ekonomik mes dy vendeve. Thithja e investitorëve për financimin e këtyre nismave do të jetë një nga hapat më të rëndësishëm. Një rëndësi të veçantë në takim iu kushtua edhe shkëmbimit ekonomik mes dy vendeve. Kryebashkiaku i Romës u angazhua për të identifikuar të gjitha kompanitë që kanë interes për investime në Tiranë, ku pritet të bëjë edhe një vizitë zyrtare.
Punonjësit e bashkisë jo më në protesta,
por vetëm në shërbim të qytetarëve
Duke iu referuar shqetësimit të ngritur nga studentët për praktikën e ndodhur një vit më parë, kur punonjësit e bashkisë u detyruan të merrnin pjesë në protestën e 21 janarit, Basha ka deklaruar se administrata aktuale do të jetë vetëm në shërbim të qytetarëve dhe jo të interesave të politikës. Duke iu referuar ngjarjes së shëmtuar të ndodhur një vit më parë, Basha u shpreh se një nga problemet kryesore me qytetin ishte fakti që Bashkia në atë kohë kishte pushuar së qeni një njësi shërbimi ndaj qytetarit dhe ishte kapur në ngërçin e pakuptimtë e të kushtueshëm të konfliktit politik. “Një nga angazhimet e mia të para ka qenë që Bashkia të punojë 100 për qind për qytetin dhe kryetari i bashkisë, si personi me përgjegjësinë e parë dhe kryesore për qytetin e Tiranës, të jetë 100% i përkushtuar ndaj qytetit dhe qytetarëve, dhe ky mbetet kriteri themelor që unë kam në punën time të përditshme dhe në vizionin tim për gjithçka: për angazhimin e Bashkisë, performancën e saj, vlerësimin e performancës së punonjësve të saj. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë kriter tjetër përveç angazhimit në dobi të qytetarëve dhe cilësisë së shërbimit ndaj tyre. Kushdo që përmbush këto kritere do të gjykohet në bazë të këtyre kritereve dhe asnjë kriteri tjetër”, - ka deklaruar Basha.