E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratimi i mocionit,VV: Do lajmërojmë për anulimin apo jo të protestës

Miratimi i mocionit gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, të propozuar nga PDK, ka nxitur dilema nëse tani Lëvizja Vetëvendosje do të anulojë protestën e paralajmëruar për të dielën. Në bazë të mocionit, i cili shfuqizon vendimet e tjera rreth çështjes së reciprocitetit me Serbinë nuk lë shumë hapësira për Vetvendosjen.
 

Megjithatë shefi i Grupit Parlamentar Visar Ymeri, ka thënë për KTV, se rreth cështjes për anullim ose jo të protestës, kjo parti do të vendosë shumë shpejt. Vetëvendosja ka paralajmëruar një protestë për të dielën, me skenar të njëjtë si me 14 janar, bllokimin e pikave doganore në Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›