E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Universitete, pritet shpallja e rezultateve për rektorët dhe dekanët

TIRANË- Një ditë pas zgjedhjeve për rektor dhe dekan në Universitetet publike të kryeqytetit të dhënat paraprake kofnfirmojne fitues thuajse të njëjtët emra drejtuesish. Ende nuk jane publikuar të dhënat zyrtare për certifikimin e plotë të zgjedhjeve, ndërkohë që procesi i votimit dhe ai i numërimit si dhe firmosja e procesverbaleve nuk kanë ecur të gjitha mirë. Në Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Arteve firmosja e procesverbalit përmbyllës mbeti peng për 15 orë, si shkak i qëndrimeve të kundërta të komisionerëve referuar rrezultatit ku 2 nga 3 komisionerë refuzonin firmën.

Ngërci u zhbllokua pas ndërhyrjes së Ministrisë së Arsimit dhe Komisionit Qëndror të zgjedhjeve të Universitetit. Në Fakultetin e mjekësisë procesi i votimit u rendua si rrezultat i numrit të pakët të qëndrave të votimit.

Si shkak i vonesave në Universitetin e Tiranës vazhdon ende numërimi i votave, ndërkohë në dy Universitetet e tjera atë Politeknik dhe Universitetin e Arteve rikonfirmohen fitues rektorët aktualë, të cilët garonin të vetëm për këtë post.

Burime zyrtare pranë komisioneve qëndrore të zgjedhjeve të Universiteteve shprehen se përfundimi i plotë i procesit të zgjedhjeve në Universitete do të kërkojë edhe tre dite kohë për cdo ankesë të mundshme nga kandidatët humbës.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›