Rritja e temperaturat dhe shiu përmirësojnë situatën me borën
TIRANE-Reshjet e shiut dhe rritja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë përmirësim të situatës në verilindje dhe juglindje të vendit, por sërish disa zona mbeten problematike.
Në Pukë, akset Ujë i Ftohtë-Qafë Shllak, Mzi-Fierzë janë ende të bllokuara nga dëbora. Po kështu të izoluara janë dhe akset Qafë Mali-Kukës dhe Qafë Mali-Fierzë.
Në Kukës, 4 komunat Grykëcaj, Kalis, Arren dhe Lekbibaj janë të vetmet në gjithë qarkun që rezultojnë të bllokuara.
Sa u takon akseve rrugore, Tamarë-Vermosh rezulton ende i bllokuar nga bora që arrin trashësinë 1 metër.
Ndërkohë vijon puna për hapjen e aksit Prekal-Kir në Dukagjin ku 4 komuna janë ende të bllokuara.
Në Dibër janë 24 fshatra të izoluara ende nga bora.
Në Qarkun e Korcës janë rreth 42 fshatra të bllokuara nga bora, ku situata më e vështirë paraqitet ende në komunën Lekas.
(d.b/BalkanWeb)