PD kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Shalë
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskuton në mbledhjen e sotme cështjen e zgjedhjeve në Shalë. Përfaqësuesit e PD-së në KQZ kërkojnë pavlefshmërinë e zgjedhjeve, duke e argumentuar vendimin e gjykatës të pambështetur në ligj dhe verifikimin e kërkesës së tyre me hapjen e kutive të materialeve zgjedhore.
Avokati i PS-së në komision e quan një kërkesë të tillë absurde dhe të pamundur ligjërisht. Një gjë e tillë është e pamundur, nëse bëhet kjo atëherë kemi të bëjmë me shkeljen e ligjit- thotë ai.
Kolegji Zgjedhor vendosi të rikthejë sërish në KQZ, shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike, për pavlefshmëri në këtë zonë.
Zgjedhjet u zhvilluan në 21 gusht dhe pas tyre rezultoi në krye kandidati i PS-së, Balë Vuksani me 644 vota, kundrejt të djathtit Dedë Tonaj që mori 642 vota.