E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRESSH, një Akademi Verore 4 ditore ne Jale

FRESSH ka organizuar këtë vit një Akademi Verore 4 ditore ne Folie Marine, Jalë. Ky është viti i dytë që FRESSH në bashkpunim me fondacionin e social-demokratëve gjermanë Friedrich Ebert Stiftung organizon një event të tillë me 100 aktivistë të këtij forumi.

Këtë vit lektor ishin Albin Kurti dhe Liburn Aliu nga Levizja Vetëvendosje, deputetë në Kuvendin e Kosovës, Blendi Kajsiu politolog, Ditmir Bushati, deputet i PS, dhe Genc Kojdheli jurist. Në këtë event përshëndeti edhe Arta Dade, Sekretare e Marrdhënieve me Jashtë PS. Albin Kurti foli mbi situatën aktuale në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e forcimit të marrdhënie politike dhe ekonomike Kosovë-Shqipëri, edhe midis forcave politike të të dy vendeve. Gjithashtu Kurti theksoi rëndësinë e dedikimit, punës dhe idealizmit në politikë sidomos te të rinjtë. Liburn Aliu vuri theksin te rëndësia që një forcë politike dhe një forum duhet t’i japin një strukure të mirëorganizuar me rregulla të qarta funksionimi. Blendi Kajsiu prezantoi një model alternativ zhvillimi të ndryshëm nga modeli neoliberal, dhe vuri theksin te zhvillimi i brendshëm i vendit dhe politikat e majta zhvillimore. Ditmir Bushati lektoi mbi hapat e Shqipërisë drejt integrimit europian, pengesat dhe vonesat gjatë viteve të tranzicionit si dhe nevojën për ecje përpara në rrugën e integrimit. Genc Kojdheli foli mbi sistemet elektorale, dhe pasojat e tyre mbi rezulatet zgjedhore. Arta Dade, përshendeti të rinjte e FRESSH në Akademi duke theksuar rëndësine që ky forum ka patur në vite, potencialin e jashtëzakonshëm që ka për të ardhmen në Partinë Socialiste dhe siguroi mbështetjen që do ketë nga kjo forcë. Drejtuesja e Fressh Elisa Spiropali theksoi se takime dhe Akademi të tilla janë hapësira ku të rinjtë të shkëmbejnë idetë dhe vizonet e tyre mbi politikën dhe pjesmarrjen, për të dhënë me zë të lartë mesazhin se politika është një hapësirë ku formësohen idetë më të larta, jo ku përplasen interesat më të ulëta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›