Zgjedhjet, nis trajnimi i KZAZ-ve në Shkodër
Administrimi me transparence i zgjedhjeve, janë vendimtare për daljen e Shqipërisë nga tranzicioni. Kështu ka deklaruar kreu i KQZ Ristani pas një takimi me anëtarët e KZAZ-ve në Shkodër dhe Malësinë e Madhe.
SHKODËR- Administrimi me transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, janë vendimtare për daljen e Shqipërisë mga kriza e tranzicionit. Kështu ka deklaruar kreu i KQZ-së Arben Ristani, pas një takimi me anëtarët e KQZ-së së Shkodrës dhe Malësisë së Madhe që kanë filluar tashmë trajnimin për mbarvajten e procesit zgjedhorë.
“Presupozohet se këto zgjedhje do të krijojnë mundësinë e shkëputjes nga tranzicioni. I gjithë procesi ka nisur mbi bazën e një konsensusi edhe veprimtaria e KQZ-së është karakterizuar nga një frymë bashkëpunimi dhe konsensusi. Procesi do të ketë edhe një veçanti tjetër, pasi do të monitorohet me kamera numërimi i votave”- u shpreh kreu i KQZ-së Ristani.
Përsa i përket pyetjes se gazetarëve në lidhje me pajisjen me kartat e identitetit Ristani u shpreh se nuk mund të ketë një qëndrim zyrtarë për këtë proces, pasi kjo është një detyrë që i përket Ministrisë së Brendshme.
Ndër të tjera Ristani shtoi se “nuk mund të ketë një qëndrim zyrtarë të KQZ-së, pasi është një proces që nuk ka të bëjë me detyrat tona. Ka vetëm një detyrim që përczktohet në Kodin e ri Zgjedhorë që ka të bëjë me informimin e KQZ-së nga ana e MInistrisë së Brendshme për procesin”.
Trajnimi i anëtarëve të KQZ-ve ka nisur që prej ditës së premte për katin komisionet e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe. Materialet e trajnimit të ofruara nga KQZ-ja japin udhëzimet me administrimet dhe funksionet e KQZ-vë sipas Kodit të ri Zgjedhorë.
(a.r/news24/balkanweb)