E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTKRS, shpërndan 12 pensione vlerësimi për punën

Janë shpërndarë 12 pensione të posaçme nga ana e Ministrisë së Kulturës për emra të njohur në vendin tonë në fusha të ndryshme. Ndarja është bërë nga ministri i Kulturës Turku, i cili në fjalën e tij vlerësoi kontributin e këtyre njerëzve. 

TIRANE- Në një ceremoni të veçantë Ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve Ardjan Turku u dorëzoi certifikatën e Shtesës së Pensionit të Posaçëm 12 personaliteteve në fusha të ndryshme si arti, kultura, sporti etj. Në fjalën e tij Ministri Turku falenderoi pjesëmarrësit dhe vlerësoi kontributin e këtyre emrave të njohur të cilët me punën e tyre kanë zhvilluar së tepërmi këto fusha.
Me vendim të Këshillit të Ministrave shtesë së pensionit të posaçëm përfituan; Hektor Çoçoli - mjek, Munir Karagjozi – mjek, Skënder Çiço - mjek, Agim Gjakova-shkrimtar, Saimir Kumbaro-kineast-regjizor, Fatmir Frasheri- sportist-trajnier, Ismet Bellova- sportist-komentator, Skënder Plasari- artist-sportist, Sheri Mita- regjizor, Ramazan Bogdani- studiues i folklorit, Sabri Peqini- sportist-trajnier, Mirush Deliallisi- sportist-trajnier. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›