E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet parlamentare, PD-PS konsensus per 23 qershorin Rozeta Rapushi



Nis me kembe te mbare procesi per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pozita dhe opozita rane dakord dje ne takimet e vecanta te zhvilluara me Presidentin e Republikes, Bujar Nishani, qe zgjedhjet e ardhshme parlamentare te mbahen te dielen, me 23 qershor. Burime nga institucioni i presidences, bene te ditur dje per gazeten, se kreret e grupeve te medha politike ne Kuvend, PD dhe PD, por edhe te forcave te tjera politike parlamentare, ishin dakord qe zgjedhjet te mbahen ne kete date, e percaktuar edhe ne Kodin Zgjedhor si nje nga dy datat e mundshme per zhvillimin e zgjedhjeve. "Pothuajse te gjitha propozimet e perfaqesuesve te partive parlamentare ishin ne perputhje me njera-tjetren, cka u vleresua shume nga Presidenti i Republikes dhe u konsiderua prej tij si nje ndihmese e rendesishme ne marrjen e vendimit per caktimin e dates se zgjedhjeve te ardhshme parlamentare", - beri te ditur presidenca pas takimeve te njepasnjeshme qe kreu i shtetit zhvilloi me perfaqesuesit e forcave politike. Gjate takimeve te zhvilluara paraditen e djeshme, Presidenti Nishani shprehu gjithashtu edhe gatishmerine e tij per te degjuar dhe vleresuar mendimin dhe sugjerimet e partive politike ne lidhje me kete ceshtje. Te gjithe perfaqesuesit e partive politike parlamentare, vleresuan ftesen e Presidentit te Republikes per t'u konsultuar me partite politike parlamentare si nje praktike pozitive te kultures dhe sjelljes se duhur politike dhe ofruan propozimet e tyre konkrete. Takimet e presidentit vijne ne nje kohe kur pritet dekretimi prej tij i dates se zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Para marrjes se nje vendimi te tille, Presidenti Nishani, vendosi nje jave me pare qe te konsultohet fillimisht me kreret e forcave politiken ne Kuvend, per te marre edhe mendimin e tyre per nje date te mundshme ne baze te ligjit per zgjedhjet parlamentare. Keshtu, ashtu sic edhe e kishte paralajmeruar, ne takimet me Kryetarin e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi, kreun e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Gramoz Ruci, te Levizjes Socialiste per Integrim, Lefter Koka dhe me Kryetarin e Partise Republikane, Fatmir Mediu, te Partise Drejtesi, Integrim, Unitet, Shpetim Idrizi si dhe me nje perfaqesi te PBDNJ-se, kreu i shtetit diskutoi per daten me te pershtatshme te zhvillimit te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare per te cilen palet duket se parapelqyen 23 qershorit. Ne baze te Kodit Zgjedhor, zgjedhjet mund te zhvillohen dy te dielat e fundit te muajit qershor, perkatesisht me 23 ose 30 qershor. Perballe kesaj zgjedhjeje, forcat politike preferuan me shume 23 qershorin, cka pritet te jete data e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›