Tropojë, vret gruan se e kundërshtoi
Një debat mes dy bashkëshorëtev në Tropojë është kthyer në tragjedi gjatë natës së mbrëmshme.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Luzhë, ku gjatë një grindjeje në çift, Xhemal Abazi ka vrarë të shoqen, Naime Abazi.
Sipas policisë së Tropojës, autori i ngjarjes është vetëdorëzuar menjëherë në polici, ku ka deklaruar se e kishte vrarë bashkëshorten pasi ajo e kishte kundërshtuar. / G.N.