Socialistët zgjedhin sot kryetarin e partisë për Tiranën

Për postin e Kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën kandidojnë Saimir Tahiri, i cili aktualisht është kryetar i komanduar për Tiranën, dhe Ilir Zela.
Mbledhja që do të nisë në orën 10:00 në Teatrin e Operës dhe Baletit do të hapet me fjalën e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Më pas do të prezantojnë platformat e tyre edhe Tahiri e Zela.
Pas zgjedhjes së kryetarit të partisë Socialiste për Tiranën, do të zgjidhen edhe drejtuesit lokalë të kësaj partie në 117 njësitë anekënd vendit./Start/
2012-03-03 08:19