Brenda 10 marsit maturantët marrin formularin A1
Brenda dates 10 mars, maturantet qe do te aplikojne per nje vend ne auditoret e shkollave te larta, do te duhet te kene plotësuar formularin A1. Por deri tani ky formular ende nuk eshte dorëzuar ne komisionet e shkollave qe jane ngritur per maturen shteterore. Ne baze te rregullores se matures shteterore, brenda javes tjeter duhet te jete shperndare formulari A1, nderkohe qe jane publikuar dhe koeficientet per lendet perkatese. Deri ne daten 25 mars shkollat do te dorezojne tabelat permbledhese, per te gjithe maturantet qe do ti neshtrohen procesit te matures.
Ndersa Ministria e Arsimit, brenda dates 30 qershor, kur do te kete përfunduar dhe faza e pare e procesit te matures qe perfshin dy provimet e detyruara te letersise dhe matematikes, duhet te publikoje formularin A2 qe do te jete dhe i fundit, per përcaktimin e degeve ku maturanti deshiron te studioje. Po ne baze te rregullores maturanti, duhet ta kete dorëzuar kete formular brenda dates 30 korrik. Të gjithë maturantët që në vitet shkollore, duke filluar nga 2005 e deri ne 2009, kanë dhënë vetëm provimet e detyruara, për të ndjekur programet e studimit që ofrohen në institucionet e arsimit të lartë publik këtë vit, duhet të japin provimet me zgjedhje, në shkollat e mesme ku kanë dhënë provimet e detyruara.
Për këtë ata duhet të bëjnë kërkesë pranë drejtorive arsimore duke paraqitur Dëftesën origjinale të Pjekurisë.
Përjashtohen nga ky rregull, kandidatët që duan të vazhdojnë studimet vetëm në programet e studimit në Akademinë e Arteve, Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve, në programin e studimit të Edukimit Fizik në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, si dhe në programin e studimit të Edukimit Fizik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan.
Edlira Sulejmani