Zgjedhjet për kreun e PD, ‘Rithemelimi’: Qendrat e votimit hapur derisa të votojë anëtari i fundit

Prej orës 08.00 në të gjithë vendin ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të PD. Komisioni i Rithemelimit ka bërë me dije se procesi vijon të zhvillohet normalisht dhe i qetë në 108 qendrat e votimit në të gjithë vendin.
Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 18.00, por sipas Rithemelimit nëse do të ketë radhë votuesish ato do të jetë të hapura derisa të votojë edhe anëtari i fundit.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se janë hapur të 108 qendrat e votimit në të gjitha degët e PD. Procesi ka filluar e vijon normalisht. Komisioni do të qëndrojë i mbledhur deri në fund të procesit të votimit, derisa të votojë edhe anëtari i fundit i PD për të monitoruar si dhe për të marrë çdo masë në kohë reale për çdo problematikë apo nevojë që mund të kenë degët. Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e procesit më të rëndësishëm të zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Demokratike me parimin “një anëtar një vot디, thuhet në njoftim.
Sot demokratë do të zgjedhin mes Sali Berishës dhe Ibsen Elezit se kush prej të cilëve do të drejtojë Partinë Demokratike.
/rtsh.al/