Brazili i jep Spanjes receten kunder krizes
Në vizitën e saj në Madrid presidentja braziliane Dilma Rousseff i ka këshilluar kryeministrit Spanjoll recetën e daljes nga kriza. Në konferencën për shtyp pas një takimi bilateral mariano Rajoy ka deklaruar se më e keqja e krizës ka kaluar, duke iu referuar rimëkëmbjes së sektorit imobiliar. Por presidentja e Brazilit Dilma Rousseff, i ka thënë kryeministrit Rajoy se masat shtrënguese të vetme nuk mund ta zgjidhin situatën e krizës. Duke folur nga eksperienza e vendit të saj, ajo ka thënë se duhet të mësojnë nga gabimet e Brazilit, që për dy dekada ka luftuar për korrigjimin e bilancit.
“Për dy dhjetëvjeçarë po aplikohen vetëm masa për korrigjimin fiskal, por kemi dalë nga kriza vetëm atëherë kur filluam të kombinojmë masat sic është kontrolli i inflacionit me shpërndarjen e të ardhurave. Kombinimi më i mirë ëhstë austeriteti dhe rritja”.
Ajo e ka konsideruar situatën aktuale në Europë si spekulim kundër euros.
Nga ana e tij kryeministri spanjoll ka mbrojtur masat shtrënguese të qeverisë së tij pavarësisht se janë dëmtuar shumë qytetarë duke deklaruar se brenda 2014-ës do të ketë një rritje për ekonominë spanjolle.
“Problemi më i rëndësishëm në Spanjë nuk është ulja e deficitit që duhet të realizojmë, problemi i vërtetë është të keshë financime për të gjithë ekonominë me cmime të arsyeshme. Për këtë qeveria po lufton për një integrim më të madh politik dhe ekonomik në mbrotje të euros”.
presidentja e Brazilit ka afirmuar se marrëdhëniet bilaterale mes të dy vendeve janë shumë premtuese. Ajo ka kujtuar se Brazili është një nga investitorët kryesor të Spanjës mes vendeve emergjente. Rousseff ka premtuar se do të punojnë më shumë për të zgjeruar marrdhëniet tregtare me Spanjën si dhe të inkurajojnë investitorët brazilianë për të shtuar investimet në vendin iberik.