Obama vizite historike ne Birmani

Presidenti amerikan Barak Obama ndodhet ne një vizite historike ne Birmani, duke u bere kështu presidenti i pare amerikan qe viziton këtë vend.
Me qindra mijëra njerëz, disa prej tyre duke valëvitur flamuj amerikan u rreshtuan ne rrugët e Rangun per te pritur presidentin amerikan, i cili shoqërohet ne kete vizite nga sekretarja amerikan hillari klinton.
Analistet thone se vizita e Obames synon te tregoje me shume mbështetje për reformat e qeverise se Thein Sein, i cili ndodhet ne pushtet qe prej fundit te regjimit ushtarak ne nentor te 2010.
Presidenti Obama dhe sekretraja Klinton kane zhvilluar nje takim me lideren e opozites Aung San Suu Kyi. Takimi me fituesen e çmimit nobel per paqen u zhvillua ne shtepine e saj ne kryeyqytetin Jangon, ne ate shtepi ku ajo u mbajt ne arrest per vite me radhe nga regjimi ushtarak.
Liderja e opozitës, e cila zhvilloi nje beteje te gjate kundër ketij regjimit u takua perzemerisht me presidentin Obama dhe me sekretaren Klinton.
Obama tha te djelen se vizita e tij ne Birmani qe njihet ndryshe dhe si Mianmar, është mbeshtje e reformave qe po ben vendin drejt demokracise pas dekadave te tera nen regjimin ushtarak.
Por grupe te te drejtave te njeriut thane se vizita e presidentit eshte e parakohshme, sepse reformat nuk janë konsoliduar ende. Ndërsa Shtëpia e Bardhe është shprehur se presidenti gjate fjales se tij do te ushtroje me teper presion ndaj qeverise per te bere me shume ne luften kunder dhunes etnike dhe abuzimeve te drejtave te njeriut.