E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama permbyll turin aziatik ne Kamboxhia

Dy vizita historike brenda pak orësh janë ato të presidentit amerikan Barak Obama, i cili u bë dhe presidenti i parë amerikan që vizitoi Kamboxhian, një vend i njohur dikur si “fusha e vrasjes”. Ndryshe nga vizita e tij në Mianmar, ku Obama foli për shpresë të re për të ardhmen e vendit, Shtëpia e Bardhë ka bërë të qartë se presidenti amerikan në Kamboxhia do të marrë pjesë në samitin e Azise Lindore dhe se vizita e tij nuk duhet të shihet si një mbështetje e kryeministrit Hun Sen dhe qeverisë që ai ka drejtuar që nga viti 1980. Në të vërtetë ardhja e Obamës në Kamboxhia nuk është pritur me të njëjtën atmosferë si në Mianmar, ku qindra persona dolën në rrugë, duke valëvitur flamuj amerikanë. Edhe pse e parë si një vizitë shumë e rëndësishme, aktivistët kanë paralajmëruar se vizita mund të jetë shumë e nxituar, pasi të burgosurit politikë mbeten prapa hekurave dhe konfliktet etnike në zonat kufitare janë ende të pazgjidhura.
Presidenti amerikan Barak Obama ka mbërritur në Kamboxhia në ndalesën e tij të fundit pas vizitave në Tajlandë e Mianmar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›