E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, policia, në ruajtje 5.509 qendra votimi

Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje të 5509 Qendrat e Votimit në të gjithë vendin ndërsa 6200 forca policie janë angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.

Në një konferencë për shtyp, ditën e djeshme Zëdhënësi i Policisë, Tefik Sulejmani ka theksuar se strukturat e Policisë së Shtetit do të bëjnë të mundur ruajtjen e rendit dhe qetësisë ditën e votimit.

Objektet e rëndësishme nën kontrollin e ushtrisë

Ndërkohë, objektet Shtetërore dhe ato të trupit diplomatik do të ruhen nga efektivat e Forcave Komando e Forcave të tjera të Ushtrisë. Kjo në bazë të urdhërit të nxjerrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në kuadër të masave për garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Sipas policisë së shtetit, dorëzimi i objekteve nga Drejtoritë e Policisë në Qarqe dhe Komisariatet e Policisë në Rrethe dhe marrja në ruajtje nga strukturat e forcave të armatosura deri në datën 25 qershor.

Ndërkohë Drejtuesit e strukturave vendore të policisë janë porositur që të mbajnë kontakte të vazhdueshme e të bashkëpunojnë me efektivat e forcave të armatosura që do të sigurojnë këto objekte, me qëllim garantimin e plotë të ruajtjes së tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›