E Diel, 1 Nëntor 2026

Zelensky vizitë sot në Romë, takohet me presidentin Mattarella, Meloni dhe Papa Françeskun

Zelensky vizitë sot në Romë, takohet me presidentin Mattarella,

Presidenti ukrainas Volodmyr Zelensky ka udhëtuar sot drejt Romës, ku është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani.

Gjatë kësaj vizite Zelensky do të takohet me presidentin italian Sergio Mattarella. Më pas pritet të takohet me kryeministren Giorgia Meloni dhe Papa Françeskun.

Kjo është hera e parë që presidenti ukrainas viziton Romën që prej fillimit të luftës, në 24 shkurt 2022.

Kur erdhi në pushtet, kryeministrja Meloni ka treguar në mënyrë të vazhdueshme mbështetjen për Ukrainën. Në muajin shkurt ajo vizitoi Kievin për të treguar mbështetjen që vendi i saj ka për Ukrainën.

Ndërsa, me Papën, Zelensky është takuar në Vatikan në 2020 dhe që nga nisja e luftës ata kanë folur vazhdimisht në telefon. Ati i Shenjtë në të gjitha lutjet e tij bën thirrje që Moska dhe Kievi të bien dakord për një armëpushim.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›