E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie kerkesa 5000 apartamente te pashitura ne Durres

Shitja e apartamenteve të reja në qytetin e Durrësit ka rënë ndjeshëm,ndërkohë që numri i hyrjeve që kanë mbetur të pashitura në tre vitet e fundit llogaritet që të jetë rreth 5000. Përfaqësues të agjencive imobiliare janë shprehur se vetëm në zonën e plazhit në Durrës janë rreth 3000 hyrje të pashitura.

Shkak për këtë ngërç në një sektor të rëndësishëm si ndërtimi, ështe kriza globale si dhe rënia e dergesave nga ana e emigranteve shqiptarë që punojnë jashtë vendit.

40% e apartamente në qytetin e Durrësit, përfshi edhe qendrën, janë të pashitura. Kriza ekonomike ka bërë të vetën. Mossjellja e valutës nga emigrantët ka ndikuar fuqishëm në tregun e shitjes së apartamenteve” shprehet Agron Selita, përfaqësues i një agjencie imobiliare.

Rënia e shitjeve ka detyruar firmat e ndertimit qe te ulin çmimet e apartamenteve. Aktualisht hyrjet ne zonen afer qendres shiten me 600 euro per meter katror,nga 850 euro qe kanë qene me pare. Ne kushte te tilla firmat e ndertimit kane futur ne loje kleringun, si nje mase per te dale nga veshtiresite qe sjell mungesa e likuiditetit, por qe shihet si nje mase e demshme per ekonomine. Ne total llogaritet që shitjet e ketij viti të jenë rreth 30 perqind me te uleta se nje vit me pare.

Aleks Kalemasi    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›