E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet serbe, hapen vendvotimet e OSBE ne veri

MITROVICE-Të gjitha 90 vendvotimet e OSBE-së në Kosovë janë hapur sot deri në orën 08:15.

“Kam kënaqësinë të raportoj se të gjitha 90 vendvotimet në 28 lokacione janë hapur këtë mëngjes”, ka thënë shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Uerner Almhofer.

“Kishte pak vonesa të natyrës teknike në disa lokacione, por të gjitha tani janë zgjidhur”, ka sqaruar ai.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka mundësuar që qytetarët serbë të Kosovës të ushtrojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›