Raporti 62.2%, bankat me shume depozita sesa kredi
Me nje shifer prej 62.2% ne fund te muajit mars 2012, raporti depozita-kredi, rezulton te jete pozitiv dhe flet per nje likuiditet te mjafueshem te bankave tona. Kjo sepse tregon qe bankat kane me shume depozita, sesa japin kredi dhe kemi nje rritje me te madhe te te parave, se te dytave. Nderkaq, nje raport i tille pozitiv mes ketyre dy elementeve te rendesishem te sistemit tone bankar, u pohua zyrtarisht nga ekspertet e Bankes se Shqiperise, edhe ne raportin e ndermjetesimit financiar per tremujorin e fundit te vitit 2011. Ai tregoi se raporti depozita-kredi, ishte ne nivelin prej 61.2% ne fund te vitit 2011, nga 63.2% qe rezultonte te ishte nje vit me pare.
Depozitat ne Leke, me te shumta ato afatgjata
Depozitat ne monedhen vendase, Lek, duket se klientet shqiptare te bankave, preferojne qe t'i zgjedhin afatgjata sesa me afat te shkurter. Sipas te dhenave me te fundit te perditesuara nga Banka e Shqiperise, ndryshe nga prirja e pergjithshme per te patur ne teresi nje rritje te nivelit te depozitave ne Leke, ato me afat 1-mujor, kane qene te vetmet qe kane njohur nje ecuri regresive pergjate ketij viti. Konkretisht, nga 15.029 milione leke qe ato kane rezultuar ne muajin shkurt, ne muajin mars rane ne 10.486 milione te tilla. Por duhet theksuar gjithsesi, se kjo ka qene ne fakt, renia e vetme pasi ne muajin shkurt te ketij viti, depozitat ne leke kane shenuar rritje krahasuar me ato ne muajin janar. Konkretisht, depozitat ne monedhen vendase gjate ketij te fundit, vleresoheshin te ishin saktesisht ne nivelin prej 11.904 milione lekesh. Ne kete menyre, kemi nje situate optimiste, edhe pse me renie sporadike te depozitave ne leke, per ndonje grup te vecante te tyre.
Kursimet ne Euro, vijojne rritjen nga muaji ne muaj
Njesoj si edhe depozitat ne monedhen vendase, edhe ato ne monedhen evropiane kane njohur nje ecuri pozitive te tyre gjate tre muajve te pare te ketij viti. Madje, ato jane aq te ngjashme me njera-tjetren ne kete ecuri, saqe paraqesin edhe te njejen tendence ne perzgjedhjen e afateve te tyre. Keshtu, njesoj si depozitat ne leke, edhe ato ne euro, paraqesin renie te tyre per maturimet afat-shkurtra 1-mujore. Saktesisht, te dhenat e Bankes se Shqiperise, tregojne se gjate muajit mars ato jane shenuar nje shifer prej 132 milione eurosh, nga 168 te tilla qe rezultonin gjate muajit shkurt. Por nga ana tjeter, dike vijuar ngjashmerine me depozitat ne leke, te dhenat tregojne se edhe ato ne euro, per afatin 1-mujor, kane njohur gjithashtu, nje rritje. Konkretisht, ajo ka qene prej 29 milione eurosh, nga 139 milione euro qe ishin ne muajin janar, me 168 te tilla qe arriten ne muajin shkurt.