E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, zonja te panjohura per nderimin e deshmoreve

Ne mbyllje te mandatit te tij presidencial, presidenti Topi nuk ka denjuar qe te respektoje detyrat shteterore. Nje nder keto detyra eshte edhe respektimi i festave zyrtare, sic ishte dje 5 Maji, Dita e Deshmoreve. Ne kete dite te vecante per mbare kombin Shqiptare, Kreu i Shteti ka preferuar te programoje nje vizite jashte shteti, duke mos u bere pjese e protokollit shteteror per te nderuar ne Varrezat e Deshmoreve te renet e atdheut. Ironia e kreut te shteti nuk mbetet me kaq ndaj kesaj dite te vecante. Mungesen e tij ai nuk e justifikon te pakten me zyrtaret me te larte te institucionit qe drejton, per ti derguar ata qe te bejne homazhe ne Varret e Deshmoreve, por i nderon te renen per atdhe duke derguar nje kurore me lule, me dy zonja krejtesisht te panjohura per opinionin publik. Keta dy zonja kane kryer detyren e ngarkuar duke vene ne monumentin "Nene Shqiperi" ne diten e 5 majit nje kurore me lule ne emer te Presidentit Topi. Ne te tilla raste kur kreu i shteti e ka te pamundur per te marre pjese ne aktivitet te rendesishme, me e pakta qe ai mund te beje eshte qe ne emer te tij te shkoje njeri prej zyrtareve me te larte te institucionit te tij, Shefi i Kabinetit, Sekretari i Pergjithshem i institucionit, ose njeri nga keshilltaret me kryesore. Ne ceremonine e djeshme kreu i shteti nuk ka denjuar te dergoje asnjerin prej tyre ne kete aktivitet te rendesishem. Justifikimi per kete mungese nga institucioni i presidences, ishte se Kreu i Shtetit ndodhej per vizite ne Vatikan.

Dita e Deshmoreve homazhe edhe ne rrethe

Dita e 5 Maji, dita e cila nderon te renet e kombit eshte kujtuar ne mbare vendin. Kurora me lule tek varret e deshmoreve jane vene nga drejtuesit e pushtetit lokal, te partive politike lokale, familjaret e qytetare pothuajse ne te gjitha qytetet e vendit. Ne qytetin e Durresit, paraditen e djeshme homazhet jane zhvilluan ne Mauzoleumin e Deshmoreve. Ne qytetin e Fierit, per respekt te kesaj dite jane bashkuar bashke perfaqesuesit e te gjithe partive politike, drejtuesit e institucioneve vendore, qytetare, veterane dhe familjare te te reneve te Luftes, per te nderuar se bashku kujtimin e deshmoreve te Atdheut. Ne Gjirokaster homazhet jane zhvilluar prane Varrezave te Deshmoreve. Te paret qe nderuan deshmoret e ketij qyteti ishin veteranet e luftes, te cilet vendosen kurora me lule prane lapidarit "Ushtari i Panjohur", ku ne heshtje te plote dhe larg fjalimeve politike, pjesemarresit kane parakaluar perpara Varrezave te te reneve. Ne Kukes per diten e deshmoreve, qindra banore te ketij qyteti kane bene homazhe dhe vendosen kurora me lule prane Varrezave te Deshmoreve te qytetit. Deshmoret jane kujtuar dhe nderuar edhe ne qytetin e Shkodres, ku drejtuesit e pushtetit vendor kane vene kurora me lule tek varret e deshmoreve. Gjithashtu veprimtari perkujtimore per nder te kesaj dite jane organizuan edhe ne qytetin e Pogradecit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›